RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje deri në një orë në disa pika kufitare të Kosovës

pritje-deri-ne-nje-ore-ne-disa-pika-kufitare-te-kosoves

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë të regjistrohen pritje dhe kolona të automjeteve.

Sipas QKMK-së, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje janë rreth 10 minuta. Kolona e automjeteve në hyrje arrin në rreth 300 metra.

Në Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë janë edhe më të gjata, duke arritur deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra. Për daljen nga Kosova, në këtë pikë kufitare nuk raportohet për pritje.

Ndërkaq, në Han të Elezit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë rreth 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 100 metra.

Related posts

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

admin

​Nuk i shkuan në takim, Osmani: Bojkoti i institucioneve të drejtësisë është shkelje e betimit që kanë dhënë

admin

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Muhamet Ramadani