RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan

maqedonci:-kosova-ne-nato-do-te-garantonte-stabilitet-dhe-paqe-ne-ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ministri Maqedonci përmes një postimi në platformën ‘X’, mes tjerash theksoi se temë e diskutimit ka qenë rritja e bashkëpunimit dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët të të Kosovës dhe Italisë, për të vazhduar partneritetin tonë dypalësh në fushën e mbrojtjes. E nënvizova qëllimin tonë për t’iu bashkuar NATO-s, për të garantuar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Grazie Italia!”, tha Maqedonci.

Related posts

​Kaq ka rënë numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë

admin

Reagon Presidenca pas shpërthimit në veri: Strukturat kriminale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri

admin

Kurti nga Gllogjani: Beteja e 24 marsit dëshmoi vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë drejt çlirimit

admin