RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

maqedonci-ne-mynih-takon-drejtuesit-e-mercedes-benz,-nenshkruhet-kontrate-trevjecare-per-kamione-taktike

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të kompanisë Mercedes-Benz.

Sipas tij, gjatë Forumit të Sigurisë në Mynih është takuar me Dennis Kinzelmann, Drejtor i Përgjithshëm, dhe Daniel Zittel, Drejtor i Shitjeve në sektorin e mbrojtjes, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake.

Maqedonci ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë.

Ai theksoi se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve operacionale dhe modernizimit të flotës ushtarake.

Sipas ministrit, ky partneritet strategjik dëshmon përkushtimin për ndërtimin e bashkëpunimeve afatgjata me prodhues liderë ndërkombëtarë, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë në përmbushjen e misioneve të Forcës së Sigurisë.

“Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Osmani: Marrëveshja për të pagjeturit njëra prej arritjeve më të mëdha të dialogut

Muhamet Ramadani

Debati presidencial në SHBA, republikani Trump dhe demokratja Harris kritikohen nga Papa Françesku për idetë e tyre politike rreth abortit dhe emigrantëve

admin

Macron njofton zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të sondazheve për PE: Rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën

admin