RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU Prishtina me njoftim: Reduktime të ujit në Fusha Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kryeqytetit

kru-prishtina-me-njoftim:-reduktime-te-ujit-ne-fusha-kosove,-obiliq-dhe-nje-pjese-e-kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc, do të ketë reduktime të ujit në disa zona.

Këto zona përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Paralajmërohet se ndikime do të ketë edhe në zona tjera të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në kanal , ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në këto zona:

▪ Fushë Kosovë

▪ Obiliq

▪ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

🔹 Ndikime do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Related posts

Shtyhet rigjykimi për veteranët, prokurorisë s’i mjaftoi një vit kohë

Muhamet Ramadani

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Muhamet Ramadani

Shtëpia e Bardhë: Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa

RTI