RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

maqedonci:-objektivi-yne-eshte-anetaresimi-ne-nato

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, që FSK të jap kontribut për paqen dhe stabilitetin.

Ai kështu është shprehur në takimin që ka zhvilluar me Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Maqedonci.

Related posts

Forcat qeveritare siriane marrin pothuajse kontroll të plotë të vendit pas armëpushimit me SDF

Muhamet Ramadani

Në su’lmet iz’raelite në jug dhe lindje të Libanit vr’iten të paktën 100 persona

Muhamet Ramadani

Sanchez mohon korrupsionin e përhapur në Spanjë, përjashton zgjedhjet e parakohshme

Kushtrim Guraj