RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

marta-kos-shtyn-viziten-ne-kosove-per-shkak-te-zhvillimeve-politike

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, do anuloj vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Kurti për vendimin e saj.

Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur, u than nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian.

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.

Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.

Gjatë vitit të kaluar, arsyeja e mosvizitës ishte kriza institucionale në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ajo paralajmëroi një vizitë në Kosovë sapo të formoheshin institucionet në vend.

Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ata nuk dëshirojnë të prononcohen më tej, pasi janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Related posts

Pekini: Kundërshtojmë operacionet e tepërta të SHBA-së kundër anijeve në Karaibe dhe Paqësor

RTI

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e policit Triumf Riza/ Enver Sakariqa vijon të jetë në arrati, institucionet në kërkim të tij

admin

Gjashtë vende arabe diskutojnë hapat për të ruajtur armëpushimin SHBA-Iran

Kushtrim Guraj