RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

maqedonci-pret-ne-takim-zyrtaren-e-nato-s,-diskutojne-per-sigurine-ne-rajon

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim udhëheqësen e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, së bashku me delegacionin e saj.

Gjatë këtij takimi, të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon, situatën aktuale dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

“Vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe kontributin e Aleancës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon.Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për të kontribuar, me kapacitetet tona, në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related posts

81 vite burg për 4 komandantë të UÇK-së/ Ben Andoni: Kosova mori sot lajm të madh, lufta çlirimtare u vërtetua e pastër

admin

Votohet Qeveria “Kurti 4”

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdogan u dhuroi udhëheqësve të NATO-s libër mbi lidershipin e tij dhe transformimin e Turqisë

Irfan Jahiu