RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

maqedonci-uron-diten-e-forces:-ushtria-e-kosoves,-histori-suksesi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.

Përmes një videoje në Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.

“Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci.

Pos tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër vite.

Maqedonci lëvdoi të gjithë ushtarët që sipas tij, janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre.

Related posts

Aivo Orav merr detyrën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë

admin

Mbi 100 okupues izraelitë sulmojnë qytezën Sinjil në Bregun Perëndimor

admin

“Do ta shihni se sa larg do të shkoj me Groenlandën!”- Trump ironizon liderët evropianë: Kur s’jam pranë, Macron, Merz dhe Starmer bëhen të ashpër! Ndalova 8 luftra, meritoja ‘Nobel’-in

admin