RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Ushtria e Kosovës, pasardhëse e denjë e UÇK-së

osmani:-ushtria-e-kosoves,-pasardhese-e-denje-e-uck-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga kazerma “Adem Jashari” ka uruar “Ditën e Forcës”, duke e cilësuar këtë ditë si një moment krenarie për të gjithë qytetarët e vendit.

Ajo tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është pasardhëse e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se bashkërisht do të punohet për ta bërë atë edhe më të fortë.

“Gëzuar ‘Ditën e Forcës’, ditën e ushtrisë sonë. Sot është një ditë e veçantë krenarie për popullin e Kosovës, sepse ushtria jonë është pasardhëse e denjë dhe krenare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e atyre djemve dhe vajzave që vunë themelet e saj. Këta të rinj e të reja që shihni sot na bëjnë të ndihemi krenarë, si brenda vendit ashtu edhe kudo që ata shërbejnë – në akademi, në shtetet aleate ku studiojnë, por edhe në misione ndërkombëtare për paqe e stabilitet”, tha Osmani.

Ajo theksoi se ushtria e Kosovës po forcohet përditë dhe se tashmë qëndron krah për krah me vendet aleate.

“Ushtria jonë po bëhet çdo ditë më operative, më profesionale dhe më ndërvepruese. Radhëve të saj po u bashkohen gjithnjë e më shumë të rinj e të reja që duan t’i shërbejnë vendit. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për punën e tyre. Ata, së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, janë garancia më e fuqishme e sovranitetit, integritetit dhe mbrojtjes së çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, u shpreh presidentja.

Në fund, Osmani u zotua se do të vazhdojë puna për fuqizimin e ushtrisë, me qëllim mbrojtjen e shtetit që u ndërtua me shumë sakrifica.

“Së bashku do të ecim përpara për ta bërë ushtrinë tonë edhe më të fortë, çdo ditë, në mbrojtje të shtetit tonë të lindur me shumë sakrificë”, përfundoi ajo.

Related posts

Kryeministri irlandez dënon sekuestrimin nga Izraeli të flotiljes drejt Gazës si “të papranueshëm”

RTI

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

admin

VIDEO/ Hapet bodrumi legjendar me koleksionin e Stalinit prej 40 mijë verërash në Gjeorgji, do të dalin në ankand! Mes tyre shishe të Car Aleksandrit e Nikollës

admin