RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Maqedoni e Veriut, falet namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit në Turqi

maqedoni-e-veriut,-falet-namazi-i-xhenazes-ne-mungese-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi

Në Shkup është falur namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit në Turqi, raporton Anadolu.

Në xhaminë historike “Mustafa Pashë” në Shkup, pas namazit të xhumasë është falur edhe namazi i xhenazes për ata që humbën jetën nga tërmeti dhe është bërë dua për të prekurit nga tërmeti.

Menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë, është falur namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit. Para namazit u lexuan salavate, ndërsa pas faljes u mblodhën edhe të holla për të prekurit nga tërmeti.

Këshilltari për shërbime fetare në Ambasadën e Turqisë në Shkup, Mustafa Mesten, i cili mbajti hutben e xhumasë, kujtoi fjalët e profetit Muhamed: “Besimtarët janë si një trup i vetëm, nëse një pjesë e trupit ndien dhimbje, i gjithë trupi e ndien dhimbjen”.

“Kjo ditë është dita e ndërlidhjes. Është dita e ndihmës për njëri-tjetrin, është dita e kërkimit të mbrojtjes tek Allahu i Madhëruar me lutje dhe kërkim për mëshirë dhe ndihmën e tij të madhe”, tha Mesten.

Duke cituar ajetin nga Kurani, “Sigurisht, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ai tha: “Ne e dimë se kombi ynë i dashur, i cili ka kapërcyer të gjitha llojet e vështirësive krah për krah, zemër për zemër, do t’i shërojë përsëri plagët me largpamësinë e tij, mëshirën dhe hirin e Zotit tonë dhe me fuqinë dhe përpjekjen e shtetit tonë. Lus Zotin e plotfuqishëm të mos përjetojmë më vuajtje të tilla. Ai e ruajttë vendin tonë, kombin tonë, botën islame dhe mbarë njerëzimin nga të gjitha llojet e fatkeqësive”.

Mesten gjithashtu tha se me udhëzim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, në të gjitha xhamitë anembanë Maqedonisë së Veriut pas namazit të xhumasë janë mbledhur ndihma, në bashkëpunim me Fondacionin e Diyanet-it të Turqisë.

Related posts

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm ajror ndaj Gazës

rezart morina

Serbia i bën thirrje KFOR-it dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojnë serbët e Kosovës

rezart morina

Sot në Tetovë protesta për zjarrin në Spitalin Modular

admin