RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, shënohet fillimi zyrtar i operacionit të përbashkët të Frontex-it

maqedoni-e-veriut,-shenohet-fillimi-zyrtar-i-operacionit-te-perbashket-te-frontex-it

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një ceremonie të organizuar në Shkup shënoi fillimin zyrtar të operacionit të përbashkët të Frontex-it në Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Përpos ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, në ceremoni të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; zv.kryeministri, Artan Grubi; ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska; drejtori ekzekutiv i Frontex-it, Hans Leijtens; shef i delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer; deputetja e Parlamentit Evropian, Lena Dupont; si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalimet e mbajtura gjatë ceremonisë, kryeministri Kovaçevski dhe euroambasadori Geer theksuan rëndësinë e operacionit të përbashkët në ballafaqimin me migracionin e parregullt.

Fjalim përmes video-lidhjes kishte edhe Ylva Johansson, eurokomisionerja për Punë të Brendshme, e cila përshëndeti fillimin zyrtar të operacionit të përbashkët të Frontex-it në Maqedonisë së Veriut.

“Angazhimi ynë i përbashkët do të garantojë siguri për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të BE-së”

Pas ceremonisë, ministri Oliver Spasovski dhe drejtori ekzekutiv i Frontex-it, Hans Leijtens, mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Spasovski tha se kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai sqaroi se përpos efektivëve, Frontex do të ofrojë edhe automjete dhe pajisje patrullimi. Sipas Spasovskit, vetëm me qasje të përbashkët mund të ballafaqohen me sfidat globale.

“Me ngjarjen e sotme të përbashkët me Frontex-in, po dërgojmë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm se nuk jemi të vetëm në ballafaqimin me migracionin ilegal, se rritja e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, përmbushja e prioriteteve të agjendës evropiane, sjell përfitime konkrete për qytetarët tanë, pasi angazhimi ynë i përbashkët në ballafaqimin me migracionin ilegal dhe krimin ndërkufitar në mënyrë të pashmangshme do të garantojë siguri si për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian”, tha Spasovski.

Do të vendosen 111 oficerë të përhershëm çdo muaj në Maqedoninë e Veriut

Drejtori ekzekutiv i Frontex-it, Hans Leijtens, u shpreh se operacioni demonstron përkushtimin e palëkundur për të siguruar kufijtë evropianë, si dhe thekson rritjen e bashkëpunimit midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Leijtens u shpreh se qëllimi i operacionit është kontrollimi i lëvizjes së migrantëve dhe luftimit i krimit ndërkufitar. Ai sqaroi se efektivët e Frontex-it do të respektojnë ligjet e Maqedonisë së Veriut, ligjin ndërkombëtar dhe ligjet e BE-së.

“Ne do të vendosim 111 oficerë të përhershëm të korpusit çdo muaj si pjesë e operacionit në Maqedoninë e Veriut. Dhe për të qenë të qartë, oficerët që punojnë në Maqedoninë e Veriut punojnë nën kontrollin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, tha Leijtens, duke shtuar se të gjitha aktivitetet do të bëhen në bashkëpunim dhe në praninë e efektivëve vendas.

Ai gjithashtu tha se operacioni do të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësinë e zgjatjes së afatit.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në tetor të vitit të kaluar nënshkroi marrëveshjen për Frontex-in. Kjo është një marrëveshje për aktivitete operative të cilat i kryen Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

KQZ-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndan 1 milion euro për furnizim me kamera në vendvotime

RTI

Italia po përjeton vitin më të nxehtë që nga viti 1800

admin

Korrupsioni është kancer që largon të rinjtë nga Maqedonia e Veriut thotë ambasadorja amerikane

admin