RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Samitit “Bërdo-Brioni” në tetor

maqedonia-e-veriut-do-te-jete-nikoqire-e-samitit-“berdo-brioni”-ne-tetor

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Samitit “Bërdo-Brioni” në tetor, raporton Anadolu.

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit “Bërdo-Brioni” do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.

Duke folur për samitin që duhej të mbahej në ishujt Brioni por u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ajo tha se është e rëndësishme për të gjithë që samiti të vazhdojë.

“Pra, kjo është vërtet e rëndësishme, edhe Kosova edhe Serbia janë këtu. Edhe një herë falënderoj vërtet presidenten e Maqedonisë së Veriut që do ta organizojë këtë proces”, shtoi Pirc Musar.

Procesi “Bërdo-Brioni” është një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, ndërsa pjesë e tij janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa u quajt Procesi “Bërdo-Brioni” sipas dy lokacioneve – Bërdo afër Kranjit në Slloveni dhe ishujt Brioni në Kroaci, të cilat janë simbol i pajtimit dhe diplomacisë.

Related posts

Ukraina: Një i vrarë dhe 19 të plagosur në sulmin rus me dronë në qytetin Vyshhorod

Muhamet Ramadani

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

Muhamet Ramadani

Pushteti me akuza ndaj Prokurorisë

admin