RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vizita e Brnabiq në Kosovë, policia thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë

vizita-e-brnabiq-ne-kosove,-policia-thote-se-do-te-kujdeset-per-ofrimin-e-sigurise

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket vizitës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq në veri të vendit.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite e cila realizohet në Mitrovicën e Veriut, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Related posts

Rikonstituohet Bordi i RTK-së, Besnik Boletini rizgjedhet si kryetar

admin

Kim Jong Un zbulon nëndetësen e parë që hedh predha bërthamore

rezart morina

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas dy vjetësh mbylljeje

admin