RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

​maqedonia-e-veriut-mbeshtet-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut, është shtet fqinj dhe njëkohësisht mbështetëse e Kosovës.

“Presidentja Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund t`i shkëmbejnë përvojat në procesin e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë shfaqu bindjen se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane”, tha Osmani.

Tutje, presidentja tha se Maqedonia e Veriut e përkrah Kosovën për procesin e anëtarësimit në KiE, në NATO dhe në organizata ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst, Presidentja tha se Kosova llogaritë në përkrahjen e mëtejme të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sikurse edhe në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në postimin e presidencës.

Kurse, gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për lehtësimin e të bërit biznes nga të dy shtetet.

“Në këtë takim, ndër të tjera u diskutua edhe për finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare përpara fillimit të sezonës verore, sikurse edhe lehtësimin e të bërit biznes”, potencoi Osmani.

Related posts

Sveçla nga Bërnjaku: Policia po përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

admin

Francë, në Universitetin Sorbonne mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

admin6

Ambasada gjermane reagon për skandalin e Visametric

rezart morina