RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit

maqedonia-e-veriut-prezanton-pullen-postare-per-100-vjetorin-e-lindjes-se-alija-izetbegoviqit

Maqedonia e Veriut ka prezantuar një pullë postare përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të lindjes së presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviqit, duke nderuar trashëgiminë dhe mendimin e liderit të ndjerë, transmeton Anadolu.

Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi i cili përmes një ceremonie promovoi pullën postare, u shpreh mirënjohës për prezantimin e saj kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Izetbegoviqit.

“Mendimi i Izetbegoviqit se çdo njeri ka të drejtë të jetojë në liri dhe se kjo liri është burim i të gjitha vlerave të tjera universale të njerëzimit, akoma është gjallë”, tha Kurtishi.

Pulla postare përkujtimore 100-vjet nga lindja e Alija Izetbegoviqit 1925–2003 është dizajnuar nga Loran Kufalo nga Byroja e Filatelisë. Ajo ka vlerë nominale prej 36 denarësh dhe është lëshuar në një tirazh prej 6 mijë kopjesh.

Kurtishi u bëri thirrje qytetarëve që ta përdorin këtë pullë gjatë sezonit të festave, duke theksuar se dërgimi i kartolinave të Vitit të Ri me këtë pullë përbën kontribut në përhapjen e ideve të Izetbegoviqit për liri dhe barazi.

Alija Izetbegoviq ishte presidenti i parë i shtetit të njohur ndërkombëtarisht të Bosnjë e Hercegovinës dhe konsiderohet gjerësisht si një figurë kyçe intelektuale dhe politike në historinë moderne të vendit.

Related posts

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

admin

Ja si milicitë sioniste bashkëpunuan me Gjermaninë Naziste

RTI

Ushtria izraelite arreston 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani