RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Irani

maqedonia-e-veriut-u-ben-thirrje-qytetareve-te-saj-te-largohen-sa-me-shpejt-nga-irani

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje qytetarëve të saj të cilët ndodhen në Iran që sa më shpejtë të largohen nga ky vend, transmeton Anadolu.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, MPJ apelon që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përmes linjës telefonike SOS +389 75 268 736, e cila është në dispozicion 24 orë, adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk si dhe përmes numrit të telefonit zyrtar të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë në Ankara: +90 539 456 97 10”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJ-së.

Related posts

Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë, sfidë mungesa e pilotëve të stërvitur

admin

Sulmet izraelite vranë të paktën 64 palestinezë në Gaza të shtunën

Muhamet Ramadani

Kosovë, kërkohet që të mos afatizohet procesi i njohjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin