Hulumtimi i “Tobako Atlasit” nga viti 2019 thotë se në Maqedoni qytetarët kanë pirë rreth 2515 cigare në vit, gjë që e bën vendin të parin në Evropë për nga numri i cigareve të pira.
Pas Maqedonisë, Bullgaria është në vendin e dytë, ku numri i cigareve të pira është 2495, vijon Bjellorusia me 2432 cigare të tymosura.
Për krahasim në vendet evropiane, numri është shumë më i ulët.
Pra, më pak cigare pihen në Norvegji ku numri vjetor është 365, Gjermania 468, ndërsa në Suedi numri është 638. Maqedonia rekordere për pirjen e cigares në Europë, Suedia radhitet e fundit. /shenja