Marina amerikane thotë se ka sekuestruar 2,100 armë kallashnikov të kontrabanduara në një anije peshkimi nga Irani, të cilat me gjasë ishin të drejtuara për në Jemenin e shkatërruar nga lufta.
Siç u njoftua, anijet patrulluese të marinës amerikane gjetën armë në një anije peshkimi në operacionin e nisur javën e kaluar në pjesën veriore të Gjirit të Omanit.
Lufta e Jemenit po zhvillohet midis rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani dhe forcave pro-qeveritare të mbështetura nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Ishte konfiskimi i fundit i armëve që dyshohej se ishin drejtuar në vendin më të varfër të botës arabe.
Një embargo e armëve e Kombeve të Bashkuara ka ndaluar transferimin e armëve për Huthit që nga viti 2014, kur shpërtheu lufta civile në Jemen. /mesazhi