RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti çek e shpalli Rusinë shtet terrorist

parlamenti-cek-e-shpalli-rusine-shtet-terrorist

Parlamenti çek e ka etiketuar regjimin aktual rus një “regjim terrorist” për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.

Të martën në mbrëmje në Pragë, 129 deputetë votuan pro rezolutës, ndërsa 14 përfaqësues të partisë së ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” votuan kundër, dhe 13 ligjvënës abstenuan.

Rezoluta akuzoi Moskën se po përpiqet të përhapë frikë dhe terror në Ukrainë me valën e sulmeve të saj ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike.

“Këto jane metoda terroriste”, thuhet në rezolutë.

Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së deri në fund të vitit, është një mbështetëse kryesore e qeverisë ukrainase në Kiev.

Nën qeverinë liberalo-konservatore në Pragë, vendi anëtar i NATO-s i ka dorëzuar këtë vit Ukrainës armë me vlerë mbi 1.9 miliardë dollarë.

Related posts

Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Muhamet Ramadani

Bie Blloku B1, Kosova në krizë energjetike gjatë 48 orëve

Muhamet Ramadani

Trump do të shpallë Bordin e Paqes në Gaza javën e ardhshme

RTI