RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Marokenët protestuan kundër bastisjes së Izraelit në Mesxhid al-Aksa

marokenet-protestuan-kunder-bastisjes-se-izraelit-ne-mesxhid-al-aksa

Në shumë qytete të Marokut, u protestua kundër bastisjeve të forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa, raporton Anadolu.

Marokenët, të cilët morën pjesë në protesta në qytetet Fez, Meknes, Oujda dhe Taroudant, shpalosën pankarta që dënojnë sulmin e Izraelit në Mesxhid al-Aksa dhe mbështesin palestinezët.

Protestuesit që mbanin flamuj palestinezë dhe foto të Mesxhid al-Aksa brohoritën me slogane në mbështetje të çështjes palestineze.

Sipas videove dhe fotove të shpërndara nga aktivistët e të drejtave të njeriut në platformat e mediave sociale, protestat u zhvilluan pas namazit të teravisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Marokut dënoi gjithashtu sulmin e forcave izraelite që bastisën Xhaminë al-Aksa gjatë Ramazanit dhe sulmuan besimtarët.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se duhet respektuar pozita ligjore, fetare dhe historike në Kuds dhe në të gjitha vendet e shenjta, si dhe është theksuar se është thelbësore të shmangen shkeljet për të siguruar paqen në rajon.

– Çfarë ka ndodhur?

Ndërhyrja e forcave izraelite kundër besimtarëve në Mesxhid al-Aksa duke përdorur dhunën për dy ditë ka rritur tensionin në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në rajon.

Palestinezët u strehuan në xhaminë Kibla në Aksa pas namazit të teravisë, pasi kolonët fanatikë kërkuan bastisje në Mesxhid Al-Aksa për shkak të festës “Pesah” të hebrenjve dhe sakrificave aty.

Gjatë bastisjes së forcave izraelite në Mesxhid Al-Aksa, pamjet në xhaminë Kibla duke ndërhyrë me dhunë dhe duke rrahur njerëzit aty shkaktuan reagim ndërkombëtar.

Policia izraelite ndërhyri në xhaminë Kibla duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj, duke e kthyer xhaminë e shenjtë në një zonë lufte.

Më shumë se 400 palestinezë që u strehuan në xhaminë Kibla u arrestuan.

Related posts

Rritet në 41.788 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Kurti: Masat e BE-së të padrejta, s’ka kompromis me kushtetutshmërinë e vendit

admin

Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

admin