Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.
Borrell në një deklaratë për media para fillimit të Samiti të liderëve të BE-së tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje, raporton Telegrafi.
“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.