RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja e Ohrit, Borrell: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim është e kotë

marreveshja-e-ohrit,-borrell:-cdo-perpjekje-per-te-vene-ne-dyshim-eshte-e-kote

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Borrell në një deklaratë për media para fillimit të Samiti të liderëve të BE-së tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje, raporton Telegrafi.

“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.

Related posts

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limaj për president të Kosovës

Irfan Jahiu

Skandal i ri në PE, kryetarja nuk deklaroi dhuratat

admin

Luf’tëtarët pa’lestinezë vazhdojnë të luf’tojnë fo’rcat iz’aelite në Shu’jayea dhe Ra’fah

admin