RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skandal i ri në PE, kryetarja nuk deklaroi dhuratat

skandal-i-ri-ne-pe,-kryetarja-nuk-deklaroi-dhuratat

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola deklaroi në një regjistër publik për deputetët e këtij institucioni 142 dhurata që kishte marrë.

Eurodeputetja malteze nga grupi i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, i futi dhuratat që mori në një procesverbal publik publik të cilin ligjvënësit rrallëherë e përditësojnë.

Megjithatë, duke e bërë këtë vetëm javën e kaluar, ajo humbi afatin e vendosur eurodeputetëve që të deklarojnë dhuratat e tyre, dhe la jashtë regjistrit 125 artikuj të tjera që ka marrë në këtë formë. Dhuratat e marra prej saj përfshinin shampanjë e cokollata si një kullë të vogël floriri nga politikani maroken Naam Mayara; një fustan i bardhë me qëndisje të arta nga Fawzia Zainal, kryetare e parlamentit të Bahreinit; një shall nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne; kufje pa tela Sennheiser nga Bundestagu Gjerman; një vazo nga presidenca çeke e Këshillit të BE-së; një bluzë të bardhë nga presidentja e Moldavisë Maia Sandu.

Ekipi i Metsolës argumentoi se deklaratat e saj kishin shembur “kodin e fshehtësisë” së ish-presidentëve të Parlamentit, asnjëri prej të cilëve nuk shkoi aq larg sa të zbulonte publikisht qindra dhuratat e bëra nga personalitete të huaja. Zëdhënësi i saj nënvizoi se afati për eurodeputetët nuk aplikohet njësoj dhe për Metsolën sepse ajo është presidente e Parlamentit, por dicka e tillë nuk gjendet gjëkundi me shkrim.

“Kjo tregon se sistemi është i prishur”, tha Michiel van Hulten, drejtor i Transparency International BE dhe ish-ligjvënës.

“Nuk mund të operosh një sistem etike mbi bazën e rregullave të pashkruara. Është mirë që ajo e ka bërë këtë tani, por nuk vendoset çmim për respektimin e rregullave,” shtoi ai.

Debati mbi dhuratat e Metsolës në një kohë shumë të ndjeshme për Parlamentin e BE-së, i cili po lufton për të rivendosur besueshmërinë e tij mes një hetimi të policisë mbi pretendimet se figura të larta të Brukselit ishin të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. /tch

Related posts

Kurti priti në takim presidentin e Bullgarisë, Radev

admin6

Policia parandalon kontrabandim të mallrave në Mitrovicë të Veriut

rezart morina

48 persona, shumica shqiptarë, shpëtohen nga mbytja mes Belgjikës e Anglisë

admin