RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ma’sakër e madhe, Iz’raeli godet përsëri shkollat strehimore – VIDEO

ma’saker-e-madhe,-iz’raeli-godet-perseri-shkollat-strehimore-–-video

Avionët izraelitë bombarduan një shkollë në lagjen Sheikh Radwan ku janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.

Ishte shënjestruar drejtpërdrejt dhe siç mund ta shihet njerëzit, mes tyre edhe fëmijë, janë bërë copë-copë raporton Anas al Sharif i Aljazeeras.

Ndërsa po dokumentonim masakrën brenda kësaj shkolle, të zhvendosurit morën telefonata nga ushtria izraelite duke i urdhëruar ata të evakuonin menjëherë ndërtesën, sepse do të vihej sërish në shënjestër.

Trupat e viktimave janë ende në oborrin e shkollës, në klasa e madje edhe në zonat përreth. Deri në këtë moment askush nuk ka mundur të nxjerrë trupat nga brenda shkollës.

Trupat janë kudo. Mjekët po i marrin dhe ka pjesë të trupit kudo. Është një masakër e madhe. Shkolla është shkatërruar plotësisht.

Fillmisht u raportua për 17 të vrarë mirëpo numri pritet të rritet.

Related posts

Planifikoi atentatin ndaj ish-Presidentit, autori qëndroi 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të Donald Trump! Çfarë u zbulua nga të dhënat telefonike

admin

Hungaria, Austria dhe Serbia do të zgjerojnë bashkëpunimin kundër “emigrimit të paligjshëm”

admin

47 mualime vizituan shtetin e Turqisë

admin