RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Masakra e Rabaas: Një ditë e zezë në historinë e Egjiptit – VIDEO

masakra-e-rabaas:-nje-dite-e-zeze-ne-historine-e-egjiptit-–-video

Autoritetet egjiptiane kanë dështuar për një dekadë që të mbajnë dikënd përgjegjës për vrasjen masive më të madhe në historinë moderne të Egjiptit, tha sot Human Rights Watch.

Masakra e Rab’a-s, një krim kundër njerëzimit, ndodhi në Kajro më 14 gusht 2013 dhe atëbotë nisi një fushatë represioni masiv që synonte kritikët e qeverisë, duke nxitur një nga krizat më të këqija të të drejtave të njeriut në Egjipt në shumë dekada.

Pavarësisht provave dërrmuese të mbledhura nga Human Rights Watch dhe thirrjeve nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e shumta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për një hetim, autoritetet nuk kanë arritur të hetojnë apo ndjekin penalisht askënd për vrasjen e qindra protestuesve atë ditë.

Forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë protestën në Rab’a al-Adawiya, tubimi kryesor i protestuesve që kërkonin rivendosjen e presidentit të atëhershëm Muhamed Mursi.

Mijëra protestues që morën pjesë në protestë mbeten të burgosur, të dënuar në gjyqe masive jashtëzakonisht të padrejta dhe disa janë dënuar me vdekje.

Shumë të tjerë ikën në mërgim.

Related posts

NATO: Përgjigja e Izraelit duhet të jetë proporcionale

rezart morina

Kremlini ende pa vendim për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

rezart morina

Kamberi: Nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi

admin