Një sulm me armë në një shkollë tronditi sot Rusinë, duke shkaktuar të paktën 13 viktima, shtatë prej të cilëve fëmijë dhe 14 të plagosur.
Sipas mediave personi i armatosur që ka kryer sulmin ka qenë i frymëzuar nga të shtënat famëkeqe në shkollën “Columbine”, shkruan Daily Mail.
Në mediat sociale, po qarkullojnë video që tregojnë momentin kur policët e armatosur u grumbulluan në ndërtesë në kërkim të personit të armatosur. Policia më vonë e gjeti agresorin të vdekur në shkollë, pasi kishte kryer vetëvrasje, por motivi i tij është i panjohur, ndërsa në bluzën e tij kishte një simbol nazist.
Ndërkohë, pistoletat e përdorura në sulm mbanin zinxhirë çelësash të punuar me dorë për të nderuar sulmuesit e “Columbine”, Eric Harris dhe Dylan Klebold, të cilët organizuan një nga të shtënat më famëkeqe në shkollë në Kolorado, SHBA, në vitin 1999.
Agresori më pas u identifikua si Artyom Kazantsev, një ish-nxënës i shkollës nr. 88, i lindur në vitin 1988. /abcnews