Anëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku temë kryesore ishte largimi i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ambasadori gjerman Jorn Rohde tha se kanë pasur diskutim miqësor për çështjet aktuale siç është Këshilli Evropës, heqja e masave të BE-së, etj.
Rohde tha se shumë shpejt do të kenë vendime për zhbllokimin e situatës.
“Po, fillimisht jam ftuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, nuk është hera e parë dhe kemi pasur gjithmonë një diskutim shumë miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe ju e dini, nënvizova qëndrimin e Gjermanisë si partner shumë i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe se shumë shpejt do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, tha Rohde.
Edhe kryetarja e këtij komisioni Arbëreshë Kryeziu Hyseni, tha se largimi i masave të BE-së ishte tema kryesore e takimit.
“Në kuadër të Komisionit për politikë të Jashtme dhe Diasporë sot kemi pas në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë me të cilin kemi diskutuar në veçanti për çështjen e largimit të masave të cilat padrejtësisht tash e një vit i janë vendos Kosovës pikërisht nga BE . Dhe ky takim sot ka ardhë si nismë e disa takimeve që të tjera që ne si komision do t’i kemi me ambasadorë të shteteve të QUINT-it dhe shteteve të BE-së që janë në Kosovë për t’iu bashkuar thirrjes për tërheqjen e këtyre masave për të cilat mendojmë se padrejtësisht janë vendos dhe që Kosova po vazhdon të mbahet nën masa në veçanti pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratisllavës i cili ka qenë kriteri i fundit i Kosovës për ti hequr masat”, tha Kryeziu Hyseni.
Kryeziu Hyseni tha se është e padrejtë që një vendim i tillë të votohet. Derisa tha se takimet me ambasador po bëhen për të shkëmbyet informacione të rëndësishme të cilat mund ti shërbejnë edhe raportit përfundimtar të përgatitur nga Borrell.
“Jo konkretisht por duket se kjo do të ndodh megjithatë çfarë do të përmbajë raporti nuk e dimë as ne por pikërisht ideja pse po i takojmë ambasadorët është që në mënyrë që gjatë këtyre takimeve edhe ambasadorët të marrin informacione të rëndësishme që mund t’i shërbejnë edhe Borrellit në raportin përfundimtar që pritet ta dorëzoj”, shtoi ajo.
Ndërsa aksioni i fundit për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat veriore të vendit, Kryeziu Hyseni tha se nuk do të duhej të futet në raport, duke thënë se është çështje e brendshme e Kosovës.
“Në mesin e vendeve anëtare të BE janë 5 shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Besoj që disa nga to mund të shkaktojnë probleme të tilla që mund të jenë kundër faktit që duhet të tërhiqen masat dhe të merret një vendim i tillë. Por ka edhe shtete të tjera që janë shtete njohëse por aktualisht nuk kanë raporte të shëndosha bilaterale me Kosovën për arsye të ndryshme politike me Kosovën që mund të kenë kritere të reja. Sa i përket aksionit në veri unë besoj se një gjë e tillë nuk do të duhej të përfshihet në çështjen e raportit ku do të merret vendimi për heqjen e masave ose lënien e tyre në fuqi varësisht se çfarë do të vendoset. Sepse besojmë se ai ka qenë veprim i ligjshëm për një çështje krejtësisht të brendshme të Republikës së Kosovës për të cilën besoj se shtetet e BE nuk do të duhej ta pengonin të merrej një vendim kaq i rëndësishëm”, përfundoi ajo.
Të dielen që vjen BE do të shkojë në zgjedhje kosova mbetet cështje e rëndësishme dhe në agjendë të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE.