RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik: Armëpushimi i mundshëm i Gazës nuk duhet të rrëzohet

kryeministri-britanik:-armepushimi-i-mundshem-i-gazes-nuk-duhet-te-rrezohet

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka treguar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për përpjekjet e SHBA-së për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, por ka shprehur shqetësimin se nëse marrëveshje dështon “brenda ditësh” kjo nuk do të ishte në favor të të gjithëve, transmeton Anadolu.

Duke folur me parlamentarët në Dhomën e Komunave, kryeministri Sunak u përgjigj në pyetjen nëse ndan të njëjtin qëndrim si presidenti amerikan, Joe Biden, i cili së fundmi tha se shpreson që negociatat e armëpushimit të përfundojnë deri në këtë fundjavë.

Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë krenare për kontributin e “ndihmave për shpëtimin e jetëve” për popullin e Gazës.

Duke folur në një shfaqje televizive, Biden tha: “Mendoj se nëse arrijmë atë armëpushim të përkohshëm, ne do të jemi në gjendje të lëvizim në një drejtim ku mund të ndryshojmë dinamikën”.

Biden po ashtu tha se nëse arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të pezullojë luftën e tij në Gaza gjatë muajit të Ramazanit.

“Ramazani po afron dhe ka pasur një marrëveshje nga izraelitët se ata nuk do të angazhohen në aktivitete gjatë Ramazanit, në mënyrë që të na japin kohë për të nxjerrë të gjithë pengjet jashtë”, tha Biden.

Më herët, presidenti amerikan shprehu shpresën se një armëpushim do të arrihet deri më 4 mars.

Related posts

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

Muhamet Ramadani

Kryeministri Albanese pas të shtënave në plazh: Nuk ka vend për dhunë urrejtjeje në Australi

admin

AFAD: Rritet në 40.642 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Muhamet Ramadani