RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz paralajmëron gjermanët për “probleme të mëdha ekonomike”

scholz-paralajmeron-gjermanet-per-“probleme-te-medha-ekonomike”

Duke folur të mërkurën në Bundestag për buxhetin e vitit të ardhshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi bashkëqytetarët se po përballen me “probleme të mëdha ekonomike”.

Në këtë paralajmërim, ai iu referua studimeve nga mbarë vendi, dhe si shkaktar të këtyre problemeve vuri në dukje plakjen e fuqisë punëtore. Prandaj beson se zgjidhja qëndron te emigracioni, shkruan Euronews.

“Nuk ka asnjë vend në botë me numër në rënie të popullsisë në moshë pune që ka rritje ekonomike si Gjermania. Kjo është e vërteta me të cilën po përballemi”, ka theksuar Scholz.

Në përgjigje të këtij problemi, Scholz ka thënë se qeveria e drejtuar prej tij kishte thjeshtuar rregullat ligjore për marrjen e shtetësisë dhe për punëtorët e kualifikuar.

“Ne duam që njerëzit të vijnë këtu për të punuar, për të mësuar gjuhën gjermane, për të respektuar ligjin, për të fituar bukën e gojës, por edhe për të pasur të drejtën e votës”, ka thënë ai.

Ai po ashtu kujtoi se duhet investuar më shumë në infrastrukturë.

“Në 10 vjet duhet të investojmë miliarda euro në rindërtimin e infrastrukturës sepse gjithçka është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen për rrugët, rrjetin e telefonisë dhe impiantet industriale”, ka deklaruar Scholz.

Related posts

Washingtoni vlerëson mbështetjen e presidentit Erdogan për uljen e tensioneve rajonale

Irfan Jahiu

Policia: Janë vrarë edhe dy sulmues dhe një është arrestuar

admin

220 nxënës përfundojnë me sukses “Shkollën Verore 2024” në Akademinë e Kur’anit “Hifdh Kids”

Muhamet Ramadani