RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet funerali i ushtares izraelite të vrarë nga sulmi me dron i Hezbollahut

mbahet-funerali-i-ushtares-izraelite-te-vrare-nga-sulmi-me-dron-i-hezbollahut

Në Binyamina u mbajt funerali i ushtares izraelite 20-vjeçare, Rotem Yanai, e cila humbi jetën gjatë një sulmi me dron të Hezbollahut pranë kufirit verior të Izraelit.

Sipas raportimeve, ushtarja u vra teksa po vraponte drejt një strehimoreje në një zonë ushtarake gjatë sulmit. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq dhe ushtarë izraelitë.

Sulmet përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit kanë vazhduar mes tensioneve të larta në rajon. /mesazhi

Related posts

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

admin

72,938 palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori 2023

Hevzi

VIDEO/ Shembet ballkoni i ndërtesës teksa po festonin rezultatin e zgjedhjeve, humb jetën zyrtari i Partisë Popullore Republikane në Turqi

admin