RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet programi “252 hatme” në xhaminë Ajasofja për dëshmorët e 15 Korrikut

mbahet-programi-“252-hatme”-ne-xhamine-ajasofja-per-deshmoret-e-15-korrikut

Në kuadër të “15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Stamboll u mbajt programi “252 hatme”, raporton Anadolu.

Në programin e zhvilluar në bashkëpunim nga prefektura e Stambollit dhe Drejtorisë Rajonale 1 të Fondacioneve të Stambollit, u përkujtuan 252 dëshmorët që humbën jetën në përpjekjen e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Po ashtu në programin ku lutjet u drejtuan nga myftiu i Stambollit, Safi Arpaguş morën pjesë guvernatori i Stambollit, Davut Gül, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Istanbulit, Zafer Aktaş, zyrtarë ushtarakë, drejtori i Kulturës dhe Turizmit të qytetit, Coşkun Yılmaz, kreu i shoqatës “15 Korriku”, İsmail Hakkı Turunç dhe shumë persona të tjerë.

Në anën tjetër programe të hatmes për dëshmorët e 15 korrikut janë organizuar edhe në xhamitë Fatih, xhaminë Yeni dhe Eyüpsultan, ndërsa para namazit të drekës nga Kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet për dëshmorët janë lexuar pjesë nga Kurani në të gjitha xhamitë.

Related posts

Sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, Policia jep detaje lidhur me sulmet e së premtes

rezart morina

24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

rezart morina

Është sulmuar vazhdimisht nga forcat ruse, SHBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për rrjetin energjetik të Ukrainës

admin