RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, Policia jep detaje lidhur me sulmet e së premtes

sulmet-ndaj-gazetareve-dhe-kameramaneve,-policia-jep-detaje-lidhur-me-sulmet-e-se-premtes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmet e ekipet të mediave që kanë ndodhur gjatë ditës së premte në Leposaviq.

Policia bën të ditur se grupe të protestuesve kanë sulmuar gazetarë e kameraman, duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

“Rruga APJ, Leposaviq 16.06.2023 – 14:24. Nëntë persona (pesë meshkuj dhe katër femra) gazetarë e kameraman janë sulmuar fizikisht nga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së një ministri të qeverisë në komunën e Leposaviqit. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim nga ekipi mjekësor në stacionin policor në Leposaviq”, bën të ditur Policia.

Në raport tutje thuhet se, njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) dhe i njëjti është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Përveç sulmit të dyshuarit kanë marrë nga një gazetare një telefon celular dhe një kamerë të RTK-së. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime të mëtutjeshme”, vijon tutje njoftimi.

Për sulmet ndaj gazetarëve ka pasur reagime të shumta në vend, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në reagimin e tyre ka njoftuar se, në një periudhë kohore prej tri javësh janë regjistruar 30 raste të sulmeve kundër gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe medieve që kanë përcjellur zhvillimet nga komunat veriore të vendit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me situatën që gjenden kolegët tanë që raportojnë nga komuna, andaj kërkojmë nga organet kompetente të ndërmarrin hapa që të krijojnë një ambient të sigurt për raportim nga ajo zonë. Njëherësh, u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve, që të kenë kujdes të shtuar dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë vetën për hir të raportimit”, thuhet në reagim.

Related posts

Më shumë se 625,000 nxënës të privuar nga arsimi në Gaza

admin6

Fiset arabe dhe organizata terroriste PKK/YPG përleshen në shumë pika në Deir ez-Zor të Sirisë

rezart morina

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen prej 100 milionë euro me Kosovën

rezart morina