RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbahet seancë në rastin e 400 kg kokainë, ngritët aktakuzë edhe për armëmbajtje pa leje

mbahet-seance-ne-rastin-e-400-kg-kokaine,-ngritet-aktakuze-edhe-per-armembajtje-pa-leje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca në rastin e 400 kg kokainë, ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi.

Prokurori special, Valdet Gashi, tha se është ngritur një aktakuzë e re për njërin prej të akuzuarve. Kështu, Kadri Sheqiri tani ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Mbrojtja e tij kërkoi që kjo çështje të trajtohet bashkë më aktakuzën për drogë. Por kjo u kundërshtua nga mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë.

“Ky është lajm tragjik dhe me ndikim tek të akuzuarit e tjerë. Kundërshtojmë bashkimin e procedurës, pasi ka të bëjë me gjendje faktike dhe ligjore krejt tjetër”- u deklarua avokati i Izet Sheqiri, Besnik Berisha.

Për këtë çështje, Gjykata mori aktvendim, duke e refuzuar kërkesën për bashkimin e procedurës tani për tani.

“Gjykata merr aktvendim për veçim të procedurës për armëmbajtje pa leje. Pasi nuk jemi në të njëjtën fazë, nuk mund ta bëjmë bashkimin tani për tani”- tha kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli.

Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi ndryshimin e masës së paraburgimit, por kjo nuk u miratua nga gjykata.

Related posts

Kreu i ushtrisë: Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

admin6

Kryeministri slloven lobon në BE për zëvendësim e Lajçak dhe zëvendësimin e tij me…

admin

Prokurori i Posaçëm hedh poshtë pretendimin e ish-Presidentit Trump mbi dokumentet e klasifikuara, pritet shtyrja e gjyqit

admin