RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bideni letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën

bideni-leter-vuciqit,-i-permend-kompromise-per-kosoven

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka inkurajuar Serbinë të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën, teksa i ka përmendur se për normalizim të shpejtë duhet të përfshihen edhe kompromiset po që se është e nevojshme.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Bideni ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

“Inkurajoj Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bidenit për Vuçiqin, e publikuar nga uebfaqja e Presidencës në Serbi.

Presidenti amerikan ka thënë se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiqit, u është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vijon letra e tij.

Siç ka raportuar “N1”, në letrën e Bidenit për Vuçiqin theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit”

Related posts

VIDEO/ “Jam familjar, kam një vajzë të vogël”- Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit në Greqi, 30-vjeçari shqiptar: Nuk mbaj mend asgjë, kisha pirë

admin

Grupi Huthi njofton se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kreu dy sulme ajrore

rezart morina

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi

admin