Mbështetësit e ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro depërtuan përmes bllokadës së krijuar nga forcat e sigurisë dhe pushtuan ministritë dhe ndërtesën e Kongresit në Brazil të dielën.
Pamjet tregojnë protestuesit që sulmojnë pallatin presidencial në kryeqytet, shkruan The Independent.
Protestuesit pushtuan gjithashtu parkingun e Pallatit Planalto, sipas CNN Brasil. Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula Silva është aktualisht në një udhëtim zyrtar në shtetin e Sao Paulos.
Grupi kaloi një pengesë policore dhe u ngjit në platformën devijuese që i jep qasje në çatinë e Dhomës së Deputetëve dhe ndërtesave të Senatit.
Protestuesit të veshur me bluza të verdha dhe jeshile dhe flamuj brazilianë sulmuan disa automjete të policisë që siguronin ndërtesën, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE. Ata shkatërruan edhe barrierat mbrojtëse.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan qindra njerëz që vraponin për në ndërtesë. Protestuesit u pritën me gaz lotsjellës nga Policia. /koha
The whole world is hating communists after US now it’s Brazil.
Nationalist Supporters of #Bolsonaro protested against leftist #LulaDaSilva by capturing the Supreme court, President house and Congress. #brasilia #BrazilianSpring #BrasilUrgente pic.twitter.com/1Rh1MHPfKd
— Jyotsana Melbourne (@JyotsanaMelborn) January 9, 2023