RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 1.3 milion nxënës kthehen në bankat shkollore në 3 provincat turke të goditura nga tërmeti

mbi-1.3-milion-nxenes-kthehen-ne-bankat-shkollore-ne-3-provincat-turke-te-goditura-nga-termeti

Mbi 1.3 milion nxënës në provincat turke Gaziantep, Adana dhe Osmaniye të goditur nga tërmeti u kthyen sot në shkolla, raporton Anadolu.

Rreth 662.500 nxënës në Gaziantep, 497.850 në Adana dhe 137.760 nxënës në Osmaniye rifilluan mësimet pas punimeve të rinovimit dhe riparimit në ndërtesat e shkollave të tyre, të cilat u dëmtuan në tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë jugore, ku humbën jetën rreth 48 mijë njerëz.

Mësimi në shkolla rifilloi pas miratimit të Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Ndërkohë, vazhdojnë përgatitjet për rifillimin e mësimit më 27 mars në provincat Adiyaman, Malatya, Kahramanmaras dhe Hatay.

Më shumë se 13 milionë njerëz u prekën nga tërmetet shkatërruese që goditën 11 provinca turke – Kahramanmaraş, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Shumë shkolla dhe konvikte u kthyen në strehimore për të mbijetuarit nga tërmeti.

Related posts

Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për muajin e Ramazanit

admin

Aksidenti i pesëfishtë në Prishtinë, humb jetën një nga të plagosurit

admin

Von Cramon kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën

admin