RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 10 marrëveshje në Rendin e Ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, këto janë disa që do të miratohen

mbi-10-marreveshje-ne-rendin-e-dites-ne-mbledhjen-e-perbashket-te-dy-qeverive,-keto-jane-disa-qe-do-te-miratohen

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë detaje rreth mbledhjes për IndeksOnline.

Sipas tij në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

“Në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 14 qershor në Gjakovë pritet të nënshkruhen mbi 10 marrëveshje të reja të cilat do të përfshijnë fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Kryeziu.

Disa prej marrëveshjeve që priten të nënshkruhen:

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.
Marrëveshja në funksion te lehtësimit te procedurave të kontrollit te produkteve me origjine jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, mund të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.
Dakordimi për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm.

Do të ketë edhe marrëveshjeve tjera që kanë karakter teknik dhe përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake.

Bëjmë të ditur se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

Ndër to është ajo për njohjen e ndërsjellët të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Related posts

OKB-ja shënon Ditën e 1-rë Ndërkombëtare kundër Islamofobisë

rezart morina

Erdoğan: Transformimi urban, domosdoshmëri për vendin tonë – VIDEO

admin

OKB: Asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza të mërkurën përmes kalimeve kryesore

RTI