RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 800 mijë qytetarë do të ikin nga Sudani për t’i shpëtuar luftës

okb:-mbi-800-mije-qytetare-do-te-ikin-nga-sudani-per-t’i-shpetuar-luftes

Më shumë se 800,000 njerëz mund të largohen nga Sudani si pasojë e konfliktit të armatosur që ka shpërthyer në vend javët e fundit, tha sot një zyrtar i OKB-së.

“Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë krizë, shumë njerëz që detyrohen të ikin në kërkim të sigurisë dhe ndihmës,” tha Rauf Mazou në një konferencë të përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së në selinë e OKB-së në Gjenevë.

Sudani ndodhet në kaos që kur lufta për pushtet filloi midis kreut të juntës ushtarake, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, dhe komandantit të dytë të regjimit ushtarak, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo.

Luftimet, të cilat kanë marrë qindra jetë, shpërthyen më 15 prill midis dy gjeneralëve që kanë sunduar vendin që nga grushti i shtetit të tyre në vitin 2021.

Related posts

Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

Muhamet Ramadani

Kina shpreh mbështetje për Serbinë në përleshjet në Kosovë, ku po përfshihen trupat e NATO-s

admin

Shpresat zbehen për të mbijetuarit pasi numri i tërmetit në Marok kalon 2800

Muhamet Ramadani