RTV AHIRETI
Lajme

Mbi 100 të vdekur në sulmet e Izraelit ndaj qytetit Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin

mbi-100-te-vdekur-ne-sulmet-e-izraelit-ndaj-qytetit-rafah-ne-kufirin-e-gazes-me-egjiptin

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj qytetit Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin, ku Izraeli i detyroi të zhvendosen duke pretenduar se ishte një zonë e sigurt, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës, WAFA, zyrtarët spitalor në Rafah njoftuan se mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rafah, ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu njoftoi se Izraeli sulmet i ka përqendruar në qendrën e qytetit Rafah dhe se po shënjestrohen edhe shtëpitë e civilëve.

Drejtori i Spitalit Kuwaitm Suhayb al-Hims tha se spitali është stërmbushur me të plagosurit me gjendje shumë të rrezikshme dhe se nuk kishte ilaçe dhe serum të mjaftueshëm.

Burimet lokale bëjnë të ditur se avionët luftarakë kanë kryer rreth 40 sulme ajrore njëkohësisht me zjarrin intensiv artilerie dhe të anijeve luftarake nga deti, duke synuar veçanërisht shumë shtëpi dhe xhami ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur.

Related posts

Gati 30.000 palestinezë u vranë në Gaza në 145 ditët e sulmeve izraelite

admin

Belgjika: Armët që i kemi dhënë Ukrainës të përdoren për vetëmbrojtje jo për sulme kundër Rusisë

admin

Festime për fitoren e presidentit Erdoğan në zgjedhje gjithandej

admin