Numri i personave të zhvendosur si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme që nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës në Indonezi ka shkuar në mbi 110.000, tha një zyrtar për Anadolu.
“Numri i personave të zhvendosur ka arritur në 110.785 pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,7 që goditi vendin gjatë fundjavës”, tha Berton Panjaitan, kreu i qendrës së komunikimit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë, në një deklaratë me shkrim.
Sipas Bertonit, gjithsej 4.258 pasgoditje janë regjistruar në gjithë rajonin që nga lëkundja fillestare.
Edhe numri i viktimave nga fatkeqësia është rritur, me numrin e të vdekurve që ka arritur në 83 dhe të të lënduarve në 986, tha ai.
Operacionet e ndihmës dhe shpërndarja e ndihmave po vazhdojnë në zonat më të prekura.
Tërmeti shkaktoi shkatërrime të mëdha në gjithë provincën Nusa Tenggara Timur, ku ndodhet qendra e njohur turistike Labuan Bajo, duke dëmtuar 36.163 shtëpi dhe ndërtesa.

