RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 140 të vdekur dhe të zhdukur pasi anija me refugjatë mbeti e bllokuar në Mauritani

mbi-140-te-vdekur-dhe-te-zhdukur-pasi-anija-me-refugjate-mbeti-e-bllokuar-ne-mauritani
Të paktën 143 refugjatë dhe migrantë nga Afrika nën-sahariane kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur në brigjet e Mauritanisë, pasi anija me të cilën po udhëtonin drejt Evropës mbeti në mëshirë të fatit për 25 ditë me radhë.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), anija ishte nisur nga Gambia me rreth 160 persona në bord, por mbeti pa karburant në mes të oqeanit. Kur roja bregdetare arriti ta tërhiqte mjetin lundrues në portin e Nouadhibou-t, brenda tij u gjetën trupa të pajetë dhe vetëm 38 të mbijetuar, mes të cilëve edhe dy fëmijë që humbën të gjithë anëtarët e familjes.

UNHCR-ja e ka cilësuar rrugën e Atlantikut drejt Ishujve Kanarie të Spanjës si “një nga më vdekjeprurëset në botë” për shkak të distancave të gjata dhe mbingarkesës së mjeteve të pasigurta lundruese. Tragjedia vjen në një kohë kur Mauritania, nën presionin dhe financimin e Bashkimit Evropian, ka ashpërsuar kontrollet dhe dëbimet, çka po i detyron migrantët të ndërmarrin udhëtime akoma më të gjata dhe më të rrezikshme. /mesazhi

Related posts

GJNP dënon ish-liderin e milicisë sudaneze Ali Kushayb me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit

admin

Gjermania, “shtëpia publike” e Europës! Prostitucioni, model normal biznesi

admin

Costa viziton Kosovën më 3 qershor, takim me krerët e shtetit dhe opozitën

admin