RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për TRUST-in

mbi-15-mije-qytetare-e-kane-nenshkruar-peticionin-per-trust-in

Më shumë se 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për lejimin e tërheqjes së 30 % të kursimeve pensionale.

Organizatori i këtij peticioni, Adnan Jashari, tha se këto nënshkrime do t’i dërgojnë në Kuvend. Ndërkaq, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thonë se duhet lejuar tërheqja e këtyre kursimeve, sepse në treg do të qarkullonin rreth 400 milionë euro. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Erton Bega, thotë se duhet menduar një strategji tjetër për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Janë mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga trusti. Këtë e ka bërë të ditur organizatori i këtij peticioni, Adnan Jashari, i cili i tha Radio Kosovës se pas përmbylljes së procesit, nënshkrimet do t’i dërgojnë në Kuvend.

“Deri tani kemi kaluar shifrën e 15 mijë nënshkrimeve dhe presim që ta përmbyllim procesin e peticionit dhe t’i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës. Pastaj presim që Kuvendi t’i dërgojë në KQZ nënshkrimet, dhe ne do të marrim përgjigje për vërtetësinë e peticionit e pastaj Kuvendi vazhdon me hartimin e projektligjit për trustin që lejon tërheqjen e 30% të kursimeve individuale të secilit qytetar të Kosovës””, tha ai.

Jashari tha se kjo merr kohë, duke pasur parasysh se deputetët shkojnë në pushime në gusht, kurse Qeveria pastaj ka afat 1 muaj për përgjigje.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se vazhdimisht e ka mbështetur kërkesën për tërheqjen e mjeteve të Trustit. Ai theksoi se me këtë, do të futen qindra miliona euro në qarkullim:

“T’u jepen qytetarëve së paku 20% të trustit, e që më këtë do të futeshin 400 milion euro në qarkullim. Kjo do t’i japë një infuzion të madh rritjes së konsumit e do ta ndihmojë ekonominë”, tha ai.

Por, eksperti i ekonomisë, Erton Bega, thotë se nuk duhet joshur qytetari me para në këtë formë. Ai thotë se qeveria, por edhe opozita, duhet gjejnë forma, me të cilat do t’u dilej në ndihmë qytetarëve.

“ Duke pasur parasysh se qytetari po joshet përmes parasë, sigurisht se qytetaret do t’i mbledhin nënshkrimet për trustin. Mirëpo kjo nuk është zgjidhja për situatën aktuale në ekonomi, sepse kjo vetëm do ta thellonte krizën. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje tjetër për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë fazë. Opozita duhet të këmbëngulë në strategji të tjera dalëse nga kjo krizë dhe mos të orientohet në fonde të pensioneve, pasi kjo do të ishte e dëmshme për gjenerata të ardhshme”, tha ai.

Me 23 qershor të këtij viti deputetët nuk e kanë miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Related posts

Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për depërshkallëzim

admin

92 pacientë me COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës

admin

Kishin në plan të arrestonin këdo që futej ilegalisht, pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas

admin