RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dhjetëra grabitje gjatë vitit 2025

mbi-2-mije-vjedhje-te-renda-ne-gjithe-kosoven,-dhjetera-grabitje-gjate-vitit-2025

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për sigurinë publike gjatë gjithë vitit.

Bazuar në të dhënat e organit të rendit, numri i veprave penale gjatë vitit 2025 ka pësuar rënë për 3.54%, krahasuar me vitin 2024.

Sipas statistikave të Policisë, numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie për një rast, nga 2087 në vitin 2024, në 2027 këtë vit, ose e përkthyer në përqindje 2.87%.

Njëjtë ka ndodhur edhe me veprën penale “grabitja”, ku nga 70 raste në 2024-ën, ky vit që po lëmë pas shënoi 62 vepra të këtij lloji.

Gjatë vitit janë regjistruar po ashtu gjithsej 95 aksidente fatale, ndërsa Policia ka konfiskuar 1.882 armë. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, Policia ka shkatërruar 20 grupe kriminale.

Related posts

“Gjoba e radhës!”- Teliti denoncon skandalin: Rama i jep 40 milionë euro Albcontrol për të mbushur gropën e hapur nga humbja e gjyqit me Becchettin

admin

Ush’tria iz’raelite thotë se 30 ra’keta janë lëshuar drejt Iz’raelit nga Libani

Muhamet Ramadani

Ligji për çmimin e barnave ende s’ka nisur të zbatohet

admin