Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku brenda dy ditëve kanë ndodhur mbi 200 aksidente.
Sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, më datën 11 gusht kanë ndodhur 104 aksidente, ku 40 ishin me persona të lënduar, ndërsa 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Kurse, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 118 aksidente, ku 43 prej tyre ishin me persona të lënduar.
Brenda 24-orëve Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 558 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në trafik.
Ndryshe, gjatë mujit korrikut janë shënuar edhe disa aksidente me fatalitet.