RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 26 komuna dorëzojnë padi ndaj MASHTI-t dhe MSH-së

mbi-26-komuna-dorezojne-padi-ndaj-mashti-t-dhe-msh-se

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, më herë njoftoi se tashmë komunat e Kosovës kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ibrahimit gjatë deklarimit për media tha se, deponimi i padisë sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT dhe MSH-së është paralajmëruar edhe më herët, shkruan lajmi.net.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar sot komunat e Kosovës do të deponojnë padinë sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë ku vlera e dëmit në bazë të vlerësimit të asociacionit të komunave të Kosovës kalon shumë e 35 milionë eurove. Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete financiare të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do më thënë ne sot, komunat një nga një, ashtu siç është paralajmëruar do të dorëzojmë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar se në bazë të informatave që ka, janë mbi 26 komunat që do të dorëzojnë sot padi.

“Sipas vlerësimeve tona dhe në bazë të informatave prej komunave dëmi vlerësohet, përgjatë këtyre viteve, nuk është vetëm për vitin e fundit, është rreth 35 milionë euro. Në bazë të informatave që kemi, janë mbi 26 komuna të cilat sot do të dorëzojnë padi, në këtë moment sepse ka mundësi që komunat edhe pastaj të dorëzojnë padi”, ka thënë Ibrahimi.

Related posts

LVV e Prishtinës pas arrestimeve të mbrëmshme: Përgjegjësia bie mbi Përparim Ramën

rezart morina

Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit me 4 vjet e gjysmë burgim

admin

Vuçiq tha se do të vijë në Kosovë pa e pyetur askënd, i kundërpërgjigjet Kurti

rezart morina