Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur shifrën mbi 29 mijë
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ka kaluar shifrën 29 mijë derisa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar ende.
Numri i vdekjeve në Turqi gjatë kësaj të diele është rritur në 24 mijë e 617, ndërsa më shumë se 4 mijë 500 njerëz kanë vdekur në Siri, raporton aljazeera.
Shpëtuesit gjermanë dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e kërkimit të shtunën, duke përmendur përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.
Për shkak të tërmetit, Turqia tashmë është në zi kombëtare deri në të dielën e 12 shkurtit, derisa ka shprehur gjendje emergjente për 3 muaj.