RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Kolona e ngarkesë e madhe në komunikacionin e Shqipërisë, Rama, qytetarëve: Durim edhe pak

kolona-e-ngarkese-e-madhe-ne-komunikacionin-e-shqiperise,-rama,-qytetareve:-durim-edhe-pak

Fluksi i madh i turistëve në Shqipëri ka bërë që të ketë kolona të gjatë dhe ngarkesë të madhe në komunikacion gjersa për këtë ka kërkuar durim kryeministri Edi Rama.

Edhe sot, siç bëhet zakonisht fundjavave ka pasur fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës kishte fluks të lartë automjetesh, gjersa radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.

Radhë kilometrike është krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqisë, teksa qindra makina presin të hyjnë në Shqipëri.

Janë qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj që presin për të kaluar në tokën shqiptare, raportojnë mediat në Shqipëri.

E lidhur me kolonat e gjata e ngarkesën në komunikacion, ditë më parë ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjersa ka përmendur edhe korridorin Blu si zgjidhje të këtij problemi.

Ai ka thënë se i kupton ankesat e drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër – Tiranë këtë verë dhe janë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot – Kashar.

Por, sipas tij, lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standardeve evropiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit.

“Në segmentin THUMANË – KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve

Për segmentet MILOT – THUMANË / KASHAR – LEKAJ / LEKAJ – FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna

Për segmentin MILOT – BALLDREN hapim garën e ndërtimit në vjeshtë

MURIQAN – LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”, shkruan Rama.

Related posts

Axha i Marigona Osmanit: Jemi të lumtur me dënimin e Krivaqës, me Sejdiun jo

admin

Një në 20 palestinezë në Gaza janë të vdekur, të plagosur ose të zhdukur.

rezart morina

Arrestohet një serb, dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme të majit në Zveçan

admin6