Mbi 50 000 ushtarë do të marrin pjesë në një manovër ushtarake ruse në shkallë të gjerë këtë javë.
“Manovra, e quajtur “Vostok 2022″, do të përfshijë vendosjen e 5 000 armëve dhe pjesëve të pajisjeve ushtarake, si dhe 140 avionëve dhe 60 anijeve luftarake dhe anijeve të tjera”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Manovra, e cila do të fillojë të enjten dhe do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, do të zhvillohet në bazat e stërvitjes ushtarake në Siberinë lindore dhe Lindjen e Largët Ruse, si dhe në Detin e Japonisë.
Ushtarët e dislokuar jashtë thuhet se kanë mbërritur tashmë në zonën e trajnimit, ku përfshihet Bjellorusia, Kina dhe India.
“Manovra ushtarake, e cila zhvillohet rreth gjashtë muaj pas luftës së Rusisë në Ukrainë, ka të bëjë me sigurimin e sigurisë ushtarake të Rusisë dhe aleatëve të saj”, tha ministria. /atsh