RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 550 dronë ukrainas ndaj Moskës, tre të vrarë në kryeqytetin rus

mbi-550-drone-ukrainas-ndaj-moskes,-tre-te-vrare-ne-kryeqytetin-rus

Një sulm në shkallë të gjerë me dronë ukrainas, i kryer gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, la të paktën tre persona të vrarë në Moskë.

Një grua mbeti e vrarë në një shtëpi në zonën Khimki, në veri të kryeqytetit rus, ku një person tjetër mbeti i bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, një burrë dhe një grua tjetër mbetën të vrarë në fshatin Pogorelki.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se 12 persona kishin mbetur të plagosur si pasojë e sulmit ndaj një rafinerie nafte të qytetit.

Ndërsa sipas autoriteteve ushtarake ruse, forcat e armatosura arritën të interceptonin plot 556 dronë, të cilët filluan të depërtonin në territorin rus prej orës 3 të mëngjesit.

Pjesë të avionëve të telekomanduar, një pjesë e të cilëve u neutralizuan në ajër, u gjetën edhe në aeroportin kryesor të Moskës, Sheremetyevo.

Autoritetet deklaruan se situata në terminalet e aeroportit mbetet e qetë dhe se shërbimet ajrore po vazhdojnë.

Nga ana tjetër, në Ukrainë, 8 persona mbetën të plagosur në një seri sulmesh të ngjashme, edhe pse jo në të njëjtat përmasa.

Më herët gjatë javës, një sulm masiv rus me dronë dhe raketa vrau 24 persona në kryeqytetin Kiev. Presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se do të merrte hak për këtë agresion.

Related posts

SHBA-të dhe Izraeli bombardojnë nga ajri aeroportin “Avaz” në Iran, presidenti Trump njofton seri të re sulmesh të martën nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit

admin

72,938 palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori 2023

Hevzi

Erdoğan: Presim që sipërmarrësit të mobilizohen për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga tërmeti

Muhamet Ramadani