RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Mbi 7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

mbi-7-milione-turiste-vizituan-shqiperine-gjate-vitit-2022

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale statistikat lidhur me numrin e turistëve të huaj që vizituan vendin Shqipërinë.

Ajo u shpreh se “vitit 2022, nuk ishte vetëm viti me numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, por me një fluks edhe në muajt e dimrit, shenjë e mirë drejt turizmit gjithëvjetor”.

Kumbaro theksoi se, 7,5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022.

Sipas saj, kaq ishin vizitorët e huaj që i besuan Shqipërisë pushimet e tyre, ose 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin.

Ministrja vuri në dukje se krahas fluksit në rritje të vizitorëve, interesante ishin të dhëna edhe për sa i takon gjeografisë apo shteteve nga erdhën turistët.

“85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; e sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi se, të njëjtën tendencë treguan edhe hyrjet nga Ballkani, që nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por edhe mbi 50% rritje kanë pasur flukset nga Rumania, Kroacia apo Bullgaria. /ATSH/

Related posts

ISW: Moska anulon paradat e ”Ditës së Fitores” pas sulmit në Kremlin

admin

Gjermania bën thirrje për t’i dhënë fund luf’tës në Ga’za

admin

Stoltenberg falënderon Erdoganin për vendimin për të dërguar trupa në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani